Pas një pauze të shkurtër, ka rinisur seanca ndaj Fredi Belerit në Apelin e GJKKO. Gazetarja Glidona Daci ka siguruar foto e video nga salla e gjyqit.
Ndërkohë avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka vijuar me pretendimet e saj se përgjimet ndaj ish-kryebashkiakut janë kryer në kundërshtim me ligjin. Për provat ka theksuar se janë të falsifikuara, duke kërkuar kështu prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pafajësinë e Belerit.
“Vendimi i gjykatës nuk i plotëson kushtet normale të arsyetimit, është kopjuar nga kërkesa e Prokurorisë. Do të kundërshtoj të gjitha provat në të cilat është mbështetur gjykata për ta shpallur fajtor zotin Beleri. Ka shkelje proceduriale dhe të të drejtave të pandehurit. Ka lapsuse në disa gjëra. Sekretarja e Prokurorisë kishte harruar ta regjistronte vendimin e Prokurorisë për përgjimin. U rikthye për ta regjistruar në orën 11:40 të natës”, mësohet të ketë thënë ajo para togave të zeza.
E.D/tvklan.al