Kristina Gushi: Karnavalet janë kthyer në një traditë, e cila do të vijojë
Qytetarë dhe turistë të shumtë patën mundësinë të shijonin aktivitete të ndryshme të organizuara gjatë fundjavës në Gjirokastër, përfshirë edhe karnavalet të cilat tashmë janë kthyer një traditë.
Me kostumet shumëngjyrëshe fëmijë dhe të rritur mbushën rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik, ndërsa fundjava kulmoi në mbrëmje me koncert nga artistë shqiptarë dhe të huaj.
“Muaji mars konsiderohet muaji i aktiviteteve në Gjirokastër. Një sërë aktivitetesh gjatë gjithë muajit do të vijojnë. Ka festuar për të katërtën herë karnavalet të cilat po kthehen në një traditë në Gjirokastër, djegia e dordolecit si dhe ka vijuar me muzikë live nga artistë të mirënjohur shqiptarë.”
Artistët shqiptar të cilët performuan live disa nga hitet e tyre më të bukura kanë ndezuar sheshin e “Çerçizit”.
Ardit Çuni: Është gjithmonë kënaqësi të rikthem në Gjirokastër për të performuar, sidomos një një qytet kaq kulturor dhe të bukur si Gjirokastra. Jemi vërtet me fat që kemi qytete të tilla që promovojnë kaq bukur kulturën dhe prejardhjen e Shqipërisë.
Young Zerka: Qytet i mrekullueshëm, qytet që i ka ruajtur traditat dhe kulturën e vetë dhe shpresoj që të kemi sa më shumë qytete si Gjirokastra që t’i ruajmë traditat dhe t’i përcjellim tek turistët, tek njerëzit e huaj, që t’i tërheqim sa më shumë të vijnë tek ne.
Vizitorë të shumtë shijuan shfaqje të ndryshme në teatrin “Zihni Sako”, por edhe ekspozita të ndryshme në pikturë, panaire nga artizanë, si dhe lojra sportive të organizuara nga bashkia Gjirokastër.
“Po më pëlqen shumë këtu, aktivitet janë shumë të bukura, shumë kulturore. Unë jam turistë, do qëndrojë 2-3 ditë, kam ardhur nga Skocia.”
Muaji Mars në qytetin e Gjirokastrës i hapi rrugën një sër aktivitetesh të cilat i shërbejnë jo vetëm jetës kulturore në qytet, por edhe sektorit të turizmit. Të dhënat e turizmit për vitin 2023 tregojnë se Kalaja Gjirokastrës është kalaja më e vizituar në vendit tonë, me një numër prej 217 mijë vizitorësh, duke pësuar kështu rritje me 58% në krahasim me 2022.
Klan News