Shkëlzen Gashi është bërë pjesë e formacionit të javës në kampionatin amerikan të futbollit.
Sulmuesi i Kombëtares ishte më i miri në fushë për Colorado Rapids, në barazimin 2 – 2 me Montreal Impact, në sfidën e zhvilluar të shtunën e kaluar.
Shkëlzen Gashi shënoi gol dhe ndihmoi në realizmin e të dytit, për skuadrën që udhëheq klasifikimin e kampionatit të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është hera e dytë që shqiptari bëhet pjesë e skuadrës ideale, ku kësaj radhe ka emra si Didier Drogba dhe David Villa.
Shkëlzen Gashi u transferua në Major League Soccer gjatë merkatos së dimrit, pas probleme që pati te Basel ku humbi vendin e titullarit. Gashi deri më tani ka shënuar 2 gola me Colorado Rapids.
Endrit Sauku/Tv Klan