Policia: U rrezua nga ish-hotel Vollga
Një i ri i pajetë u gjet i pajetë në trotuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 6 e 30 në lagjen 1 të qytetit të Durrësit.
Sipas policisë ai është një shtetas sirian rreth 20 vjeç dhe dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollga që aktualisht është i pabanueshëm dhe ku i riu strehohej.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes u gjetën disa sende personale dhe telefoni i tij.
Edhe ekspertiza e mjekësisë ligjore thotë se 20-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.
Tv Klan