Është gati gjenerata e re e binjakeve dixhitale. Algoritmet e tyre njohin ligjet e biologjisë dhe kimisë, dhe do shërbejnë për eksperimentim të terapive të personalizuara.
Binjaket dixhitale janë kopje virtual të një pacienti real, të realizuara falë mbështetjes së inteligjencës artificiale.
Sipas autorëve të punës kërkimore, nuk janë vetëm riprodhime statistikore të të dhënave klinike, por janë modele të mirëfillta, dhe në gjendje te tregojnë sjelljen e qelizave, organeve apo gjithë organizmit duke përdorur simulime të bazuara në mekanizma biologjike.
Objektivi është pra të arrihet një mjekësi më e personalizuar, më e sigurt dhe e kuptueshme dhe ndihmon në optimizimin e vendimeve klinike në kohë reale.
Studimi është falë një bashkëpunimi multidisiplinor të universiteteve italiane, amerikane e britanike.
Klan News