Konkursi i talenteve të vegjël të këngës “Gjeniu i Vogël” po mbërrin drejt finales së madhe.
Tashmë kaloi java e 11 e garës ndërsa javën e ardhshme pritet të përzgjidhen nga të 309 konkurrentët 16 gjysmë finalistët që do të garojnë për çmimin e madh të Gjeniut të Vogël.
Përveç çmimit të madh të gjithë fëmijët konkurrojnë për çmimin publikut, që i ka votuar ata në të tërë këto javë spektakli live në TV Klan.
Java e 11 ishte surprizuese sa i përket interpretimit të mjaft këngëve të njohura gjë që tregon vitalitetin e konkurrimit e rritet bashkë me emocionet që transmetohen direkte dhe tek publiku.
Këngëtarja Dorina Garuci, fituesja e çmimit të madh të edicionit të parë të Gjeniut të Vogël është një nga rastet më të mira për të parashikuar famën e talenteve të vegjël në muzikën tonë.
Bashkë me 4 vajza të Gjeniut ajo performoi një nga hitet e grupit …. “Hash Hash”.
Një tjetër këngëtare e njohur për performancën e saj skenike ju bashkua natës së 11 të spektaklit, Rozana Radi në një interpretim me konkurrenten e Gjeniut Antonela dhe Noizyn.
Dhe meqë ëmbëlsira lihet në fund, Aurela Gaçe me temperamentin dhe dinamizmin e saj pushtoi teatrin e Gjeniut duke dhuruar një mbyllje të stilit të saj. Këtë herë me një kolazh popullor./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani