Çerekfinalja e Euro2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë dha verdiktin e saj pas 120 minutave, por kjo sfidë do të vijojë të luhet edhe jashtë fushës. Shkak janë bërë polemikat e ngritura rreth vendimeve të gjyqtarit anglez, Anthony Taylor.
Prekja me dorë e mbrojtësit spanjoll Cucurella brenda zonës, duke mos u akorduar më pas penallti ka ngjallur reagimin e tifozëve gjerman. Zemërimi ka vetëm një destinacion të vetëm, arbitrin Taylor. Tifozët gjermanë kërkojnë heqjen e 45-vjeçarit nga sistemi i arbitrave të UEFA-s.
Përmes një peticioni, Panserat besojnë se largimi i Taylor nga bota e gjykimit do jetë i drejtë. Britaniku ka qenë shpesh në qendër të akuzave për verdiktet e dhëna në fushën e lojës. Rasti më i njohur është ai i finales së Europa League mes Romës e Sevijës, ku tifozët italian tentuan edhe konfrontimin fizik me Taylor në aeroport.
Tashmë topi kalon në fushën e UEFA-s, e cila mund të largojë 45-vjeçarin nga Kompeticioni Europian. Plot 14 kartonë të verdhë dhe më pas ai i kuqi akorduar për Carvahal ishte bilanci në çerekfinalen Spanjë-Gjermani jehona e së cilët duket se do të zgjas edhe për disa kohë.
Klan News