Në ndeshjen Gjermani-Spanjë, prekja me dorë e mbrojtësit spanjoll Cucurella brenda zonës, duke mos u akorduar më pas penallti ka qenë një temë diskutimi e nxehtë në futboll. Sokol Areci, shefi i arbitrave në FSHF shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se tashmë është specifikuar që jo çdo prekje e topit me dorë është shkelje.
Arbitri shton se dhënia e penalltisë do të ishte konsideruar një gabim nga ana teknike duke sjellë edhe penalizimin e Anthony Taylor.
Sokol Areci: Rregullorja e futbollit ka 2 vjet që e specifikon, jo çdo prekje e topit me dorë konsiderohet shkelje. Pas shumë vitesh, IFAB, organizata që bën rregullat e lojës, e specifikon.
Aldo: Po ta linte penallti, ishte në rregull?
Sokol Areci: Nuk do të konsiderohej gabim, por teknikisht do të konsiderohej gabim, arbitri do të penalizohej për dhënien e asaj penalltie. Janë disa kritere që…
Aldo: Kaq i mençur ishte ai sa përnëjëherë e kapi?
Sokol Areci: Kushdo të ishte, atë moment nuk do ta konsideronte penallti.
Aldo: Momentin e parë të shkon dora te pika, pastaj mund ta kuptosh, jam dakord me ty por është edhe pak instinktive.
Sokol Areci: Te pjesa e prekjeve me dorë pothuajse nuk po penalizohet më sepse jemi në një futboll natyral, nuk mundet lojtarët të luajnë me duart ngjitur pas trupit ose t’i fusin duart nga mbrapa, janë në veprime. Dinamika e trupit bën që shpeshherë topi të preket edhe me dorë, janë pozicione natyrale. Janë vetëm disa situata, shumë pak ku penalizohen prekjet me dorë./tvklan.al