Themelues i biznesit të diasporës në Shqipëri, Gjin Gjoka, ka qenë i ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, i cili ka bërë një thirrje të rëndësishme për shqiptarët. Sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i mbajnë paratë në bankë, por t’i investojnë në pasuri të paluajtshme. Mira Pogaçi, pjesë e studios, gjithashtu shtoi se sado të jetë interesi në llogaritë e kursimit, ne do të jemi gjithmonë me humbje.
Gjin Gjoka: Dua të theksoj diçka. Së pari, do të ndalem te kolegu në lidhje me paratë që fusin në bankë. U bëj thirrje shqiptarëve të gjithëve, asnjëherë mos fusni para në bankë, vetëm investoni në pasuri të patundshme. Po u them, çdo biznes i qëndrueshëm, është tek pasuria e patundshme. Asnjëherë paratë në bankë! Në qoftë se sot keni futur 100 mijë euro në bankë dhe banka do ju japë 6 mijë euro, ju premtoj se vitin e kaluar janë minus 10 mijë euro dhe të ka dhënë 6 mijë.
Mira Pogaçi: Paratë në llogari kursimi, sado të jetë interesi, nuk e mund asnjëherë inflacionin. Pra jeni gjithmonë me humbje, se paratë flenë në bankë. Ndaj Real Estate është ai që e lufton i pari inflacionin, por janë dhe llogaritë e investimeve. /tvklan.al