Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Tejet amortizmi i tubacionit të gazit kontesat, që vjen nga Delvina në Ballsh, detyron drejtorinë e naftësjellësit Patos të rikonstruktojë 2.2 km të saj. Pikërisht kjo zonë që ndodhet në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, për të cilën janë sjellë mjaft probleme për vetë erën e keqe që çliron gazi, si dhe shqetësimet në shëndetin e njerëzve.

Firma që ka marrë përsipër, kryerjen e punimeve, Çervo sha. Patoz, ka nisur punimet pa marrë asnjë kontakt me pronarët e tokës, ndërkohë 30 pronarët e tokës, ku po kryhen punimet kërkojnë të ndalohet vazhdimi i punës, ndërsa firmat ndërtuese të dëmshpërblejë, në të kundërt ata nuk do të lejojnë të kryhet asnjë lloj punimi në pronën e tyre, pasi shkelet e drejta e pronës private./tvklan.al