Personat me kufizim në shikim zakonisht përdorin bastunë dhe qen udhërrëfyes për t’ia dalë në mjediset e jashtshme, edhe pse teknologjia moderne ka kapacitetin për t’i lehtësuar gjërat. Ndoshta tani është koha për një ndryshim?

Një pengesë e fortë për t’ua lehtësuar jetën individëve që s’mund të shohin ka qenë pamundësia e pajisjeve për të komunikuar udhëzime të sakta pa përmbajtje vizive.

Shkencëtarët e Imperial College London kanë krijuar një pajisje që ndryshon formë, të quajtur Shape e cila ndihmon njerëzit që s’mund të shohin që të lëvizin përmes perceptimit, ashtu siç zakonisht mësojmë për objektet me anë të prekjes.

Pajisja që duket si elektrik dore mund të përkulet për t’i treguar personit që ai duhet të lëvizë dhe drejtohet kur është në drejtimin e duhur.

Në një studim të publikuar në Nature Scientific Reports, përshkruhet sesi janë bërë teste për të parë nëse personat që s’mund të shohin mund të gjejnë shënjestrën në një hapësirë realiteti virtual (VR) duke përdorur Shape dhe teknologjinë e vibracionit.

Gjithashtu edhe persona pa një problem të tillë bënë testin për të gjetur objekte në VR duke përdorur shikimnin normal.

Pika më e rëndëishme e këtij testi është që nuk kishte asnjë dallim në performancën e të dyja  palëve. Personat me probleme me shikimin e patën më të lehtë të gjenin objektet duke përdorur Shape dhe jo teknologjinë e vibracionit, çka solli edhe preferenca më të larta për pajisjen.

Shape është unike sepse ‘e kupton’ informacionin përmes prekjes në një mënyrë që tejkalon vibracionin. Meqenëse njerëzit kanë shqisën e fortë të prekjes përmes së cilës mund të kuptojnë edhe format duke përdorur duart, Shape mësohet lehtë dhe s’është e lodhshme për t’u përdorur.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo pajisje do të jetë e ardhmja për personat me shikim të kufizuar sepse mjetet e tanishme që bazohen kryesisht te tingulli, nuk janë të mjaftueshme./tvklan.al