Gjykata e Posaçme rrëzoi dy kërkesat e bëra nga bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe i vëllai i tij, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtuan sekuestrot e bëra gjatë kontrolleve në 6 dhjetor.

Me argumentet e paligjshmërisë së kontrolleve ata kishin kërkuar lirimin nga sekuestro të të gjithë sendeve dhe materialeve të bllokuara.

Pretendimet u rrëzuan nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj këtë të premte.

Ndërkohë, në Gjykatën e Posaçme të Apelit u regjistrua një tjetër kërkesë e bërë nga familjarët e kryebashkiakut Erion Valiaj, të cilët ankimojnë vendimin e lejimit të kontrolleve.

Sipas tyre nuk kishte shkak të ligjshëm për t’i kryer ato. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi publikisht se kontrollet ishin të paligjshme, por tha se ishte i hapur dhe bashkëpunues në lidhje me hetimet.

Tv Klan