Basha dhe drejtorit të përgjithshëm të rrugëve Andi Toma. Vendimi I Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nëse Basha do të gjykohet apo jo për shpërdorim detyre nga kjo gjykatë, do të shpallet në 10 prill.
Kjo ishte seance e tretë, e cila zgjati vetëm pak minuta, me arsyetimin që dita e hënë është ditë pushimi për administratën shtetërore. Gjykatësit e çështjes nuk e panë të arsyeshme të zhvillojnë seancën dhe pse në sallë ishin paraqitur të dy palët.
Fillimisht ministrit Basha ju kërkua që të paraqitet në seancën e datës 3 prill, por për shkak se në këtë date, ministri Basha do të jetë i angazhuar në samitin e NATO-s në Strasburg-Kehl, dhe për arsye të disa angazhimeve të vetë prokurorit të çështjes, gjykata caktoi 10 prill për zhvillimin e seancës tjetër.
Lulzim Basha: “Jo absolutisht, këto janë procedura normale. Vetëm e kam frikë se data 10 është pushim duhet ta konfirmojmë, më duhet se është e premte e …”/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klaodian Keçi