Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur këtë të premte shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit Besim Trezhnjeva, pasi nuk justifikonte pasurinë. 

Pas dhënies së vendimin, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva, Fatmir Braka tha për gazetarët se vendimin është i padrejtë dhe do të apelohet.

“Ka një vlerësim të fundit të Komisionit që thotë që ka diferenca, dhe njëkohësit ekspertim të kryer nga ekspertë kontabël, me të cilën shifrat janë diametralisht të kundërta. Ka diversitet të ndryshëm të shifrave. Neve kërkuam që të bëhej ekspertimi që ishte gjëja më minimale për një proces të rregullt që quhet sot rëndom, ligjor, të na i pranonte Komisioni.  Nuk na i pranoi, kështu që vendimi na u duk i padrejtë, i parregullt”.

Avokati Braka tha se nuk ka një hetim të thelluar. 

Vetëm hetim të thelluar administrativ nuk kishte. Këto janë precedente që për të ardhmen për gjyqtarët e tjerë do të ketë  pasoja, sepse kur nuk pranojnë në shifra të ndryshme, në katër hetime të ndryshme, këtu nuk ka objektivitet. E keqja e këtij vendimi është se nuk u mor parasysh asnjë e drejtë e jona qoftë për efektet e mbrojtjes, qoftë për objektivitetin e gjykimit. Këtu vjen paraqitesh, nuk ka gjykim

“, tha avokati mbrojtës i gjyqtarit të shkarkuar Besim Trezhnjeva.

Dy ditë më parë (11 Prill) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore me gjyqtarin e Durrësit, Besim Trezhnjeva deklaroi se ai ka fshehur pasurinë dhe se deklarimi që ka bërë nuk përputhet.

Trezhnjeva tha pas përfundimi të seancës se nuk i është llogaritur pasuria që ka vënë nga vitet 1981- 1994 kur ka punuar me bashkëshorten. 

Trezhnjeva është gjyqtari i dytë  që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos.

/tvklan.al