Për grabitjen e Rinasit reagoi nga Berlini ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se, për fat të keq të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze që ka me koncesion sigurinë e Aeroportit të Rinasit kryerjen e investimeve të nevojshme në sistemin e sigurisë nuk janë dëgjuar ashtu si duhet.
Sipas saj, ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA-s për sigurinë.
Balluku thekson më tej se këtë herë shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”.
Tv Klan