Nga Lushnja ku mori pjesë në një takim me banorë të zonës, kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime. Sipas tij vullneti i shumicës së qytetarëve do të jetë përcaktues në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Gramoz Ruçi: “Në 2005-ën 48% e elektoratit merr pjesë në zgjedhje. 52% s’marrin pjesë në zgjedhje, pra që do të thotë shumica qeveriset nga pakica. Kjo është arsyeja që ti detyrimisht duhet të marrësh pjesë në zgjedhje, se po s’u more ti me politikën dhe me politikanët do merret politika me ty”.
Kreu i Asamblesë Socialiste tha se në këto zgjedhje nuk duhet të vendosë pakica për fatin e shumicës./tvklan.al