Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ky ishte prononcimi për shtyp i kryetarit të PS e kryeministrit Fatos Nano, pas mbledhjes së kryesisë së PS, lidhur me listat e krerëve të bashkive në të gjithë vendin për zgjedhjet vendore të Tetorit.
Ndërsa mësohet se PS ka arritur të gjejë një kandidaturë konsensuale për bashkinë e Himarës. Është pikërisht kandidati Gjergji Goro. Ndërsa në Durrës do të kandidojë Lefter Koka, në Shkodër prefekti aktual Gjergj Liqejza, e në Vlorë Shpëtim Gjika. Sipas sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi, emrat kanë qenë konsensual për të gjithë anëtarët e kryesisë së PS.
Gramoz Ruçi:- “Jo vetëm që pati konsensus midis anëtarëve të kryesisë, por kishte një konvergim midis strukturave të partisë në të katër niveleve, kryetarëve të PS së rrethe dhe deputetëve të zonave elektorale”.
Gazetarja:- Pati ndonjë problem për përzgjedhjen e kandidatit të bashkisë së Vlorë?
Gramoz Ruçi:- “Probleme kur diskutojmë nuk e kuptoj, se ç’kuptoni ju, por kryesia e partisë konkludoi për njërin nga kandidatët që përzgjodhën strukturat e partisë në Vlorë”./tvklan.al