MSH: Vazhdojmë survejancën për koronavirusi
Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek koronavirusi dhe identifikimi i tij që në rastin e parë, gripi ka shënuar viktimën e tretë në Shqipëri.
Zëvendësministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se 46-vjeçari nga Skrapari që ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ishte prekur nga gripi AH1N1.
Në të gjitha pikat e kufitare vazhdon kontrolli i pasagjerëve që vijnë nga zonat ku ka prezencë të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milionë dollarësh vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.
Tv Klan