Kjo është pamja që të ofrohet nga qendra e kryeqytetit, metropolit shqiptar. Për të kaluar nga ana e tjetër e rrugës kalimtareve i duhet të bëjnë akrobaci për të shmangur pellgjet me ujë dhe makinat.
Sheshi Skënderbej, është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.
Sipas bashkisë, projekti i rehabilitimit të këtij sheshi duhet të kishte filluar nga zbatimi që në muajin Nëntor të vitit te kaluar, por mesa duket ka pak gjasa që kjo të ndodhë.
“ Qendra do të rregullohet patjetër sepse është bërë keq.”
“Në fakt nuk është normale.”
“Jo na bezdis po na çmend. Shpresojmë që sa më shpejt të stabilizohet. Ky shesh nuk e meriton këtë gjendje.”
“Qendra në këtë gjendje na bezdis, na futen këmbët në ujë edhe këpucët.”
“Edhe ai që është në fshat e bezdis jo ne që jem këtu.”
Çdo ditë në qendër të metropolit duket sikur është bërë luftë pasi gropat shtohen pafundësisht edhe pse bashkia mundohet në të rrallë t’i mbushë ato gjatë natës./tvklan.al