Mbrëmja e sotme e “X Factor Albania” është hapur me një performancë spektakolare të grupit “Mix” dhe vocal-coach të tyre Egzona Ademaj. “Mix” janë ribashkuar edhe një herë në skenën e talent-showt më të ndjekur në vend, duke dhuruar një moment elektrizues.
Borana, Alba dhe Ingrid, të eleminuara më herët në javët e mëparshme u janë bashkuar Frank dhe Jet të cilët vijojnë ende garën e tyre. Të udhëhequr nga Young Zerka, kjo kategori është trajnuar tërë këto javë nga Egzona, e cila ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të “X-Factor Albania”.
Me suksese në muzikë dhe aktrim, sonte Egozna u ngjit në skenën e “X-Factor” duke na dhënë një performancë të rrallë së bashku me skuadrën e saj, me një nga këngët ikonike të Queen, “Show Must Go On”!./tvklan.al