Lajme Arkiva 2003
Sipas statistikave zyrtare çdo vit kthehen në Shqipëri rreth 450 vajza të trafikuara më parë për qëllime prostitucioni. Sipas sektorit të antitrafikut në Ministrinë e Rendit janë të paktën 5000 vajza të trafikuara jashtë Shqipërisë.
Në Elbasan është hapur së fundmi qendra e rehabilitimit për raste të tilla. Qarku i Elbasanit ka mjaft vajza që janë bërë viktimë e shfrytëzimit.
“Në Shqipëri vërtet ne vuajmë një pasojë të trafikimit që është bërë me femrat, por edhe kjo është në një rënie shumë të madhe nga viti në vit nga studimi i bërë rezultonte se rreth 5000 femra shqiptare figurojnë të regjistruara të cilat shfrytëzohen për prostitucion jashtë kufijve të Shqipërisë, por edhe ky numër vjen duke u ulur nga viti në vit për shkak të masave të marra nga policia jonë dhe nga policitë e huaja”.
Sipas shefit të sektorit anti-trafik në ministri lufta kundër trafiqeve është e lidhur ngushtë edhe me rehabilitimin dhe me jetën normale të vajzave të kthyera dhe kjo është një nga fazat e strategjisë shtetërore në luftë kundër trafikut dhe pasojave që shkakton./tvklan.al