Marketa Fialkova: “Në rast se një popull e harron të kaluarën e tij, atëherë ai është i destinuar të humbasë të ardhmen, shoqëria e sotme ka tendenca të harrojë.”
Të përndjekurit politikë kanë mirëpritur kështu mesazhin e ambasadores së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, lidhur me ligjin e lustracionit në mënyrë mjaft diplomatike, por dhe të prerë.
Diplomatja çeke deklaron, se hapja e dosjeve nuk do ta pengojë Shqipërinë drejt integrimit të vendit. Ankesat e opozitës mbi ligjin e dosjeve, do të diskutohen nga komisioner të Këshillit të Europës, të cilët do të shqyrtojnë gjithashtu dhe mënyrën e zbatimit të ligjit në Shqipëri.
Diplomatja çeke gjithashtu deklaron, se ky ligj është më se i nevojshëm dhe garanton se do të japë asistencën e nevojshme për zbatimin sa më korrekt të këtij ligji. Si ish-juriste, Fialkova shprehet se nuk do të bënte asgjë më ndryshe.
Marketa Fialkova: “Nuk ka asnjë farë efekti për integrimin për në NATO, ligji vlen. Nëse Shqipëria vendos ta novelizojë atë, unë, BE-ja dhe KE jemi të përgatitur ti japim këshillën e nevojshme që ky ligj të ketë formë sa më të përshtatshme. E imagjinoj në këtë mënyrë, është një interes i mbrojtur dhe kjo është mbrojtja e demokracisë, pastaj gjykohet forca e kësaj mbrojtje. Forma dhe fuqia e saj kërkon kohën e nevojshme.”
Diplomatja çeke ka mënjanuar çdo koment mbi vendimet që janë marrë nga qeveria për ligjin e lustracionit. Sipas saj ky ligj tashmë gëzon dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë./tvklan.alGazetare: Anduena Llabani