Sali Berisha: “Zoti Dule i thuaj atij shefit të opozitës që ka 3 muaj që me megafon shefi çdo ditë nga mëngjesi në darkë për pronat e Sali Berishës ku ai ka vetëm një apartament dhe çdo pronë tjetër i falet çdo shqiptari. Dhe unë si përmend asgjë përveç se ftesës, i thuaj se me asnjë forcë në botë nuk do mund të nxish aktin madhor historik të zgjedhjeve të lira që zhvilluam. I thuaj mund të bësh çfarë të duash, çdo veprim, çdo akt, por kompromis me zgjedhje të justifikuara unë nuk të bëj. E dyta të mos mendojë ai se më imponon koalicion apo kompromis historik, absolutisht jo në qiell e në tokë të hyp e të zbresë. Ky koalicion do përmbushë detyrimin para shqiptarëve, është e vërtetë që pengohen disa ligje me … , por u garantoj ju se Shqipërisë nuk i mungon asnjë një ligj i vetëm, i cili ti mbyllë dyert e integrimit apo liberalizimit të vizave. Jo dhe jo zotëri, në qoftë se ndokush mendon tu thotë shqiptarëve s’më duhet Evropa se kam Haxhi Qamilin, edhe unë do t’i them mbaj Haxhi Qamilin, ne do zgjedhim Evropën.”/tvklan.al