Ndryshe nga viti i kaluar që po lemë pas për shkak të pandemisë, shqiptarët festuan këtë vit të ri në masa më të lehtësuara.
Tashmë qytetarët në Tiranë kishin mundësi që ta festonin ndërrimin e viteve me të afërmit e tyre, me familjarët e tyre dhe mbi të gjitha me një koncert festiv në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë qytetarët kanë uruar për një vit më të mbarë për të gjithë popullin.
“Një vit i mbarë për të gjithë”.
“Qoftë një vit i mbarë”.
“Mbarësi për gjithë popullin shqiptar”.
“Ishalla mbarësi për njerëzit, gjëra më të mira, le të shpresojmë”.
“Gëzuar Vitin e Ri”.
“Lumturi, fat dhe shumë para”.
16 minuta “xhiro” rreth Shqipërisë, fishekzjarret ndriçojnë qendrat e qyteteve
Shqipëria priti mes fishekzjarreve Vitin e Ri 2022. Në sheshet e qyteteve të tjera të vendit nuk mungoi spektakli.
Qytetarët iu gëzuan lirisë, duke dalë për të festuar në rrugë e lokale. Më poshtë mund të shijoni pamjet se si e pritën vitin 2022 qytetarët nga Shkodra gjer në Vlorë.
Viti i Ri sjell Dubain në Durrës, spektakël me fishekzjarre
Ndërrimi i viteve solli Dubain në Durrës. Në zonën e Vollgës, 2022-shi erdhi me një spektakël mahnitës fishekzjarresh. Gjithçka, dhuratë për qytetarët durrsakë nga marina e Dubait.
Ishin të shumtë qytetarët, të rritur dhe të vegjël ata që shijuan spektaklin me drita që ndriçuan qiellin e qytetit bregdetar.
Veç vendasve, shfaqja e fishekzjarreve u shijua edhe nga vizitorë të shumtë që kishin zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet për festën e ndërrimit të viteve.
Periudha e vështirë e pandemisë u harrua për pak minuta. Minutat e para të vitit 2022 sollën një atmosferë të munguar për qytetin e Durrësit që dy vite më parë u godit nga tërmeti ndërsa plagët e tij po mbyllen me procesin e rindërtimit./tvklan.al