Në Shtator, Instituti “Harry Fultz” do të zgjerohet dhe me nivelin universitar pasi do hapë degën e Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA. Diplomat e “American Academy of Technology Tirana” do të jenë të akredituara nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Programet e para do të jenë Inxhinieria Elektrike; Teknologjia e Informacionit si dhe një Qendër Kërkimore Shkencore. Kryeministri e sheh si një mundësi për të rinjtë shqiptarë që mund të marrin diplomat të këtij niveli ndërkombëtar pa u larguar nga vendi.
Ministrja Manastirliu dhe kryeministri flasin për suksesin e procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë që po sjell në Shqipëri degë të universiteteve më të njohura në botë.
Fondi Amerikan i Zhvillimit ndërkohë ofron dhe një numër të konsiderueshëm bursash për studentët e “American Academy of Technology Tirana” dhe Rama e përdor si një mundësi për të ironizuar akuzat e bera në adresë të Fondit për projektin e Butrintit.
Instituti i Teknologjisë Rochester i ka hapur dyert 1829, RIT dhe ka kampuse në Kinë, Kroaci, Dubai dhe Kosovë. Në vitin e parë në Akademinë e Tiranës priten të regjistrohen 100 studentë ndërsa stafi akademik do të jetë shqiptar dhe i huaj.
Tv Klan