Bayern Munich synon të mos i rëndojë dëmtimin në këmbë
Dëmtimi i Harry Kane shkakton dhimbje koke te Bayern Munich. Sulmuesi shënoi një prej golave në fitoren ndaj Darmshtad, teksa u largua duke çaluar për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
Një problem që pritet ta mbaj për disa kohë jashtë fushave të lojës, teksa në dyshim janë dy përballjet miqësore me kombëtaren e Anglisë. Për të mos rrëzikuar formën e 30-vjeçarit, “tre luanët” pritet të mos varin shpresat tek ai për sfidat me Brazilin dhe Belgjikën.
Kane theu një rekord 60-vjeçar për më shumë gola të shënuar në një sezon debutues në elitën e futbollit gjerman. 31 golat e tij nga 26 ndeshje kaluan legjendën gjermane Uëe Seeler, i cili shënoi 30 gola në sezonin 1963/64 për Hamburgun.
Bayern është në një seri prej 11 titujsh radhazi të Bundesligëm, por për momentin mbetet pas Bayer Leverkusen. Ndeshja e radhës për Bayern është ajo ndaj Borussia Dortmund, vendimtare në luftën për titullin kampion në Bundesligën gjermane.
Klan News