Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Skënderajt por nuk është pritur mirë nga qytetarët.

I rrethuar nga Forcat Speciale, pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, Kurti është sulmuar sërish.

Disa qytetarëve si duket nuk iu ka pëlqyer vizita e Kurtit në komunën e tyre dhe kanë dalë në protestë kundër tij.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Kurti është sulmuar me vezë dhe janë hedhur thirrje në kor kundër tij. Mësohet se kundër kreut të Vetëvendosjes kanë dalë mbështetësit e Hashim Thaçit. Ata të ahohet të thonë “Hashim Thaçi” dhe “UÇK”.

Nga ana tjetër nga kampi i Vetëvendosjes ende nuk ka një reagim për këtë incident që është i dyti pas atij në Mitrovicën e Veriut./tvklan.al