Me një karrierë të gjatë në media, po a e dinit se Albert Dumani ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi? Sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, ai kujton kohën e universitetit, përkatësisht periudha 1997-2001 në Tiranë. Përpos dy viteve të vështira në konvikt asokohe, ai kujton episodin komik ditën që u regjistrua në fakultet.
Albert Dumani: Në ’97-ën unë konkurroj për Anglisht dhe Drejtësi, jetoja në Shkodër me mamin. I fitova të katërta degët. I fitova dhe pastaj zgjodha që të vazhdoj drejtësinë në Tiranë. Ishte një gjë e bukur që kur erdhëm në Tiranë, shkojmë për të parë ato listat që afishoheshin, isha dhe me mamin, se gjeja emrin. Unë kisha mësuar se në ’97-ën ne qëndronim brenda, imagjino në Shkodër që ishte…Kërko, kërko pastaj shkuam sipër tek kancelaria…Madje mamaja i tha “Djali nuk ka emrin, ça bëhet kështu?”. Më thoshte “Hë more ke mësuar, ke shkruar gjë?!” I thosha unë i kam bërë të gjitha, po ku di unë!! (Të qeshura)
Kërko, kërko edhe i thotë ajo “zonjë si e ka emrin djali?” Ja i thotë, çuditërisht unë isha i pari në listë! Tha ajo, “ne zakonisht prisnim ndonjë gocë te e para, por që do fitonte çuni juaj…”
-Domethënë ke pasur pikët më të larta?
Albert Dumani: Kisha pikët maksimale. Unë kisha mësuar, po thoja në Tiranë do ketë hile e gjëra.
Ai rrëfen po ashtu se dy vite ka qëndruar në konvikt, në kushte tejet të vështira./tvklan.al