Sezoni i ri në NBA ka dhuruar edhe një episod emocionues. Për herë të parë në nivelin më të lartë të koshit në parket zbritën babë e bir. LeBron James dhe djali i tij, Bronny dhanë kontributin e tyre në fitoren e Los Angeles Lakers, 110-103 kundër Minnesota.

Në minutën e 20 të sfidës, tifozët e NBA përjetuar këtë moment, me 39-vjeçarin dhe 20-vjeçarin që zbritën në fushë në radhët e Los Angeles Lakers. Legjenda e basketbollit shënoi 16 pikë, 5 rebound e 4 asiste, ndërsa djali kontribuoi me vetëm një rebound.

NBA rinisi pikërisht aty ku përfundoi, me fitoren e Boston Celtics. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan u rikthyen fuqishëm duke mposhtur New York Knicks me shifrat 132-109. Dominim absolut i skuadrës në parket, ku diferencën e bënë treshja, Tatum, White dhe Brown.

Tatum shkëlqeu me një double-double, të përbërë nga 37 pikë, 4 rebaund e 10 asistime. Edhe White në nivelin e duhur ku kontribuoi me 24 pikë, një më shumë e Brown. Në radhët e Knicks shkëlqeu Brunson me 22 pikë, 1 rebaund e 2 asiste.

Klan News