Disa nga momentet e viteve 1962, do të jenë sonte temat e programit televiziv “Histori me Zhurmues”. Viti 1962, është viti kur starton festivali i muzikës së lehtë shqiptare. Po, ku është zhvilluar ai për herë të parë? Në sallën e Akademisë së Arteve si nismë e redaksisë së muzikës në radio Tirana, në dhjetor të atij viti forcat krijuese më të njohura të vendit organizuan festivalin e parë kombëtarë. Por po atë vit disa muaj më parë kanë qenë Shkodranët që në qytetin e tyre kanë organizuar një festival të muzikës së krijuar.
Si u zhvillua festivali në Shkodër, imazhe reale të tij dhe intervista e dirigjentit të këtij festivali, muzikantit Mark Kaftalli, do të jenë një nga momentet kryesore të vitit 1962.
Mark Kaftalli: “Ka kenë koha e pranverës e atij viti. Na thojnë kena një mbledhje në shpitë të kulturës. Shpia e kulturës kishte një drejtor, një shef muzike ishte prej …, një regjisor Andrea Skaleti edhe një pastruese edhe thotë … do të bëjmë një festival”.
Futbolli i viteve ’60. Ekipi i Partizanit dhe pjesëmarrja e tij e parë në kupën e kampionëve kundër Norçe Pink. Pjesëmarrja e skuadrës në turneun e Hanoit me ekipet e ushtrive të demokracisë si dhe fitorja e medaljeve të argjendta, pjesëmarrja për herë të parë në eliminatorët e kampionatit europian, udhëtimi në Zvicër dhe Irlandën e veriut. Të gjitha këtij nga një prej golashënuesve më të njohur të historisë së futbollit shqiptarë, Robert Jashari.
Pandi Laço: Diçka në biografi keni pasur?
Robert Jashari: “Asnjë gjo nuk kam pas. Unë më fal, unë le e rrit në shpinë e fëmijës, konvikte”.
Pandi Laço: “Në ato kohë, një farefisni ose një lidhje me dikë që ishte jashtë shtetit shifej me një tjetër sy”.
Robert Jashari: “Ku e dija unë. Unë xhajën e kisha në Stamboll”.
Është viti 1962 që daton dhe qyteti i Kukësit të ri. Po si u krijua qyteti? Cili ishte projekti dhe si partia vendosi të bëj përmbytjen e 27 fshatrave për të ndërtuar liqenin e Fierzës dhe hidrocentralet që do të pasonin? Inxhineri Nexhat Turkeshi, njeriu që hodhi piketat i pari për ndërtim in e qytetit të ri, i ftuar gjithashtu në “Histori me Zhurmues”.
Nexhat Turkeshi: “Nuk kishte kundërshtim, absolutisht. Natyrisht kishte nga ata pleqtë që kishin nostalgji për vendin, vetëm në këtë drejtim për nostalgji nga brezi i vjetër .. po jo të kundërshtonte. Nuk guxonte kush të kundërshtonte kush atëherë”.
Një tjetër ngjarje interesante do të jetë radio e parë e markës shqiptare. Si u realizua ëndrra e mësuesit Ali Cetaku dhe nxënësve të rrethit të elektronikës në pallatin e pionierëve të qytetit të Durrësit, për të krijuar fillimisht këtë radio lokale të qytetit e më pas të bëjnë të mundur prodhimin industrial të radiove shqiptare. Historia e radiove Ilirias dhe televizorit Iliria, por edhe detaje të pa thëna më parë se si Ministria e Mbrojtjes kërkoi nga teknikët e rinj pajisjen e telekomandimit në distancë të mitralozit Gorio Nof, për mbrojtjen e kufirit detar.
Ali Cetaku: “Kjo ishte aparaturë, stacion i plotë telekomandimin në distancë të largëta me frekuenca të nalta”.
Pandi Laço: “Dhe çfarë do të telekomandonin këto pajisje?
Ali Cetaku: “Këto armët e zjarrit dhe kryesisht ishte fjala për telekomandimin e mitralozit Gorio Nof rus që kishin repartet tona ushtarake”./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami