Honda dhe Nissan kanë konfirmuar planin e tyre të bashkimit, i cili do të çojë drejt krijimit të grupit të tretë më të madh në sektorin e automobilave në botë.
Ky bashkëpunim mes dy shefave të kompanive, vjen në përpjekjen për të luftuar dominimin e automjeteve elektrike të prodhuara nga kompanitë kineze dhe në funksion të aplikimit të ri, me ardhjen në detyrë të administratës së Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, prodhuesi i dytë dhe i tretë japonez i makinave bën publike memorandumin e firmosur të mirëkuptimit që do të themelojë një kompani mbajtëse e cila do të përfshijë po ashtu Mitsubishi Motors.
/tvklan.al