Një shpërthim në dhomën e motorit ka fundosur një anije ruse mallrash të quajtur Ursa Major në Detin Mesdhe, midis Spanjës dhe Algjerisë, dhe dy persona nga ekuipazhi i saj rezultojnë të zhdukur.
Ministria e Jashtme ruse u shpreh përmes një deklarate se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit të anijes ishin shpëtuar dhe dërguar në Spanjë, por dy të tjerë ishin të zhdukur.
Qendra shtoi gjithashtu se nuk ka informacion mbi shkaqet që çuan drejt shpërthimit të kësaj anije, teksa Ambasada e Rusisë në Spanjë e cituar nga agjencia shtetërore e lajme RIA, sqaroi se po shqyrtohen rrethanat e fundosjes duke deklaruar se ishte në kontakt me autoritetet në Spanjë.
/tvklan.al