Viti 2025 është shpallur Viti i Shenjtë. Papa Françesku do të hapë këtë Vit të Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit në mesnatën e kësaj të marte.

Është një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Papa do të hapë derën prej bronzi të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila simbolizon portën e shpëtimit për katolikët dhe normalisht është e vulosur, për fillimin e Jubileut.

Sipas besimit katolik, besimtarët mund të marrin faljen e mëkateve të tyre përmes lutjes dhe pendesës gjatë një viti të shenjtë. Ati i Shenjtë pritet të kryesojë një ceremoni në Bazilikën e Shën Pjetrit për leximin e dokumentit zyrtar papal që parashtron temën shpirtërore të shpresës për vitin. Për Vatikanin, Viti i Shenjtë është një traditë shekullore e besimtarëve që bëjnë pelegrinazhe në Romë për të vizituar varret e shenjtorëve Pjetër dhe Pal.

Ngjarja, e cila zhvillohet një herë në çdo çerek shekulli, pritet të grumbullojë mbi 32 milionë pelegrinë në Romë. Papa Françesku më pas do të kremtojë meshën tradicionale të Krishtlindjeve. Papa pritet të përdorë shërbimet për t’i dhënë fund luftimeve në disa vende të botës dhe për të kujtuar vuajtjet e njerëzve.

Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Viti i fundit i shenjtë ka qenë në 2016 dhe i radhës pritet të jetë në 2033, në 1700 vjetorin e vdekjes së Jezusit në kryq.

Klan News