“Zgjedhim kreun e shtetit ose shkojmë në zgjedhje”
Çdo ditë e më tepër në Kosovë po vihen në pah përçarjet ndërmjet partive politike për çështjen e presidentit. Madje kjo ka ndikuar që të acarohen raportet edhe ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës. Këtë e ka pranuar vetë kryeministri Avdullah Hoti.
“Tani jemi në një situatë specifike, ku duhet tu japim drejtim cështjeve të zgjedhjes së presidentit apo të shkuarjes në zgjedhje. Unë besoj që në ditlt e ardhshme do të arrijmë të koordinojmë këto aktivitete”.
Por ka thënë se dialogu nuk do të bëhet asnjëherë mollë sherri për acarim të mëtejshëm të raporteve ndërmjet partnerëve të koalicionit.
“Nuk do të bëhet “mollë sherri” asnjëherë, sepse ne kemi një program qeverisës dhe unë po vazhdoj të punoj në bazë të atij programi”.
Ndërkohë ai ka thënë se në datën se kur do të mbahet tryeza e partive politike për presidentin po merret kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Një ditë më parë kreu në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se do ti përgjigjen ftesës së liderit të LDK-së për një takim mes partive politike, por jo ndonjë ftese eventuale të kryeministrit.
Derisa insiston se nëse kërkohet vota e PDK-së atëherë kandidati duhet të jetë nga kjo parti. Nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ndërkaq nuk heq dorë nga ky post duke kërkuar që ai të zgji dhet president. LVV-ja është pozicionuar qartë se është për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndonëse LDK nuk ka përjashtuar mundësinë që të votojë për president për një kandidat të PDK-së për president. Megjithatë edhe me votat e minoriteteve PDK nuk do t’ ketë votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e Kosovës, pa ato të AAK-së. Pasi në dy raundet e para nevojiten 80 vota të deputetëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa në raundin e tretë nevojiten 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallë.
Tv Klan