Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, nuk donte ta bënte dramë, humbjen ndaj Barcelonës, me shifrat e thella 4-0.

Sipas teknikut italian, skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë deri në minutën e 60-të, ndërsa theksoi se iu mungoi saktësia para portës.

Ancelotti deklaroi se herën e fundit që Real Madrid u mposht me të njëjtin rezultat nga Barcelona, ata ia dolën të fitojnë titullin në La Liga dhe trofeun e Champions League.

“Mendoj se ishte një lojë e barabartë, ku ne kishim rastet tona. Luajtëm një pjesë të parë intensive, ku mund të kishim shënuar. Na mungoi saktësia, sepse mund të kishim kaluar në epërsi. Ata shënuan dy gola dhe kjo ishte si një goditje e madhe. Më pëlqeu skuadra në pjesën e parë. Nuk duhet të hedhim gjithçka poshtë. Kemi luajtur mirë për 60 minuta dhe duhet të harrojmë 30 minutat e fundit. Është një moment i vështirë, ashtu siç është gjithnjë kur humb dhe aq më shumë kur humbja vjen pas 42 ndeshjesh. Herën e fundit që humbëm 4-0 me Barcelonën fituam titullin dhe Champions-in”, deklaroi italiani.

/tvklan.al