Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Kapiteni Ardian Ismajli, në një prononcim për Tv Klan u shpreh se pjesa e parë e kësaj ndeshje ka qenë më e keqja në tre vitet e fundit. Ismajli tha se Kombëtarja duhet të mësojë shumë nga kjo ndeshje si dhe ekipi duhet të shohë përpara tashmë.

Ardian Ismajli: Besoj që pjesa e parë ka qenë ndeshja me e keqe nga ana e jonë në këto tre vitet e fundit. Ashtu ishte edhe me Çekinë filluam keq, por patëm fat, por fatin nuk e ke gjithmonë nga vetja dhe pësuam ato dy gola. Në pjesën e dytë u përqendruam më shumë, nuk kishim çfarë të humbisnim më. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Dhemb shumë sepse kur e sheh ndeshjen Çeki-Gjeorgji me një pikë ne kishim qenë në play off

Duke marrë mësim nga pjesa e parë që ka qenë shumë e keqe, njeriu në jetë mëson dhe ne duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh sepse i dhamë shumë mundësi Ukrainës në pjesën e parë. Lodhja bën të vetën, por kur je para publikut 20 mijë fansa nuk duhet të ketë lodhje, por duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje sepse kemi qenë shumë të mërzitur në pjesën e parë, por e rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam dhe tani të shikojmë përpara.

Me thënë të drejtën ato dy golat i morrëm shumë shpejt dhe rramë shumë keq. Ato dy goditje i morrëm dhe pastaj ishte shumë vështirë. Tentuam të bëjmë maksimumin. Sa i përket pjesës së dytë s’patëm çfarë të humbisnim më. Unë e thashë edhe më herët që pjesa e parë ishte ndeshja më e keqe në këto tre vite. Nuk mundesh me u fut kështu në këtë aspekt, por duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.

Ndërkohë sa i përket formacionit nëse ishte i duhuri apo jo, Ismajli u shpreh se kjo është zgjedhje e trajnerit.

Ardian Ismajli: Unë e kam përgjigjen dhe nuk dua të jap përgjigje. Jam profesionist dhe ata janë zgjedhje të trajnerit dhe e patë që në pjesën e dytë ndryshoi edhe formacioni edhe ca lojtarë, edhe patëm raste.

/tvklan.al