Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në Serinë A, në sfidën Udinese-Atalanta, ku u zëvendësua pas 25 minutave lojë.

Mbrojtësi i Kombëtares, mori një goditje në kokë, si pasojë e së cilës e kishte te vështirë për të vazhduar lojën.

Përveç kësaj, Gjimshiti pësoi edhe një qarje mbi vetullën e tij të djathtë, e cila kërkonte 10 qepje.

Si pasojë e këtij dëmtimi, 31-vjeçari pritet të mungojë ndaj Juventusit në mesjavë, ndërsa është në dyshim për sfidën ndaj Napolit në fundjavë. /tvklan.al