Në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24” është vënë në pranga 50-vjeçari me iniciale D.Gj., i cili ishte dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak”, njofton Policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015 e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit në Itali./tvklan.al