Harta astrologjike tregon sesi vendosja e yjeve përcakton fatin, zgjedhjet, karakteristikat e shenjës, aspektet e vështira dhe favorizuese të çdo njeriu. Përmes saj, astrologët mund të këshillojnë dikë në mënyrën më të mirë duke parë vendosjen e planetëve, lidhjeve dhe skenës kozmike në përgjithësi.
Chrysanthi Kalogeri tregon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se ka pasur një moment kur përmes hartës ka mundur të lexojë të shkuarën e vajzës që kishte ardhur. Astrologia shihte një ngjarje të vështirë nga fëmijëria dhe vajza i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur.
Chrysanthi Kalogeri: I thashë çfarë është ajo që ti ke përjetuar si humbje, kur linde ti, familja jote mbylli një cikël dhe ti kishe një humbje, por kjo ty të ka lënë gjurmë. U ndanë prindërit? Jo,më tha mua. Në moshën 8-vjeçare mami doli nga shtëpia për të ikur në punë dhe para pallatit tonë po bëheshin disa punime të ujësjellësit. Mamaja ime rrëshqiti, ra në një gropë dhe vdiq, unë isha 8 vjeçe. Babai pas një viti u martua. Mirëpo babai ngaqë i ra gjithë barra e familjes, kishte shumë nerva dhe më keqtrajtonte,jo se ishte i keq babai, por nuk e menaxhonte dhe kishte njëfarë dhune ose ishte i ashpër./tvklan.al