Të ftuar:
Chrysanthi Kalogeri – astrologe
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë e marinuar në air fryer
1 filxhan gjalpë të shkrirë
3 thelpinj hudhër të grirë
1 lugë gjelle trumzë
1 lugë gjelle rozmarinë
1 lugë gjelle rigon
1 lugë gjelle piper i kuq i ëmbël
1 lugë gjelle kripë
1 lugë çaji piper i zi
Lëngu i 1 limoni
Lëkura e 1 limoni
Brinjë qingji furre me salcë të ëmbël
1 kg brinjë qingji
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi sipas shijes
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji rigon
Për salcën e ëmbël:
100 ml mjaltë
2 lugë gjelle ketchup
1 lugë gjelle uthull molle
1 lugë çaji mustardë
Çfarë thonë yjet për 2025 sipas Chrysanthi Kalogerit, parashikime për dashurinë, punën dhe fatin
I lexoi të shkuarën në hartën astrologjike, Chrysanthi Kalogeri ndan historinë e klientes
Harta astrologjike tregon sesi vendosja e yjeve përcakton fatin, zgjedhjet, karakteristikat e shenjës, aspektet e vështira dhe favorizuese të çdo njeriu. Përmes saj, astrologët mund të këshillojnë dikë në mënyrën më të mirë duke parë vendosjen e planetëve, lidhjeve dhe skenës kozmike në përgjithësi.
Chrysanthi Kalogeri tregon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se ka pasur një moment kur përmes hartës ka mundur të lexojë të shkuarën e vajzës që kishte ardhur. Astrologia shihte një ngjarje të vështirë nga fëmijëria dhe vajza i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur.
Chrysanthi Kalogeri: I thashë çfarë është ajo që ti ke përjetuar si humbje, kur linde ti, familja jote mbylli një cikël dhe ti kishe një humbje, por kjo ty të ka lënë gjurmë. U ndanë prindërit? Jo,më tha mua. Në moshën 8-vjeçare mami doli nga shtëpia për të ikur në punë dhe para pallatit tonë po bëheshin disa punime të ujësjellësit. Mamaja ime rrëshqiti, ra në një gropë dhe vdiq, unë isha 8 vjeçe. Babai pas një viti u martua. Mirëpo babai ngaqë i ra gjithë barra e familjes, kishte shumë nerva dhe më keqtrajtonte,jo se ishte i keq babai, por nuk e menaxhonte dhe kishte njëfarë dhune ose ishte i ashpër.
Horoskopi vjetor 2025 për të gjitha shenjat nga Chrysanthi Kalogeri
“Vit stacion”, parashikimi i 2025-ës nga Chrysanthi Kalogeri: Vera u përket lojtarëve të fuqishëm
2025 cilësohet nga Chrysanthi Kalogeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan si “një vit stacion”. Në parashikimin e saj për vitin e ardhshëm, ajo thotë se do të jetë baza për fillimin e ri të 2026-ës. Deri në pranverë të paktën pritet një periudhë pak e vështirë sepse ka disa planetë në prapavijë dhe eklipse.
Chrysanthi Kalogeri: Është vit stacion. Jemi në një kryqëzim, është vit stacion, jemi futur në tunel që në 2019-2020 me Covid dhe bashkimin e Plutonit e Saturnit dhe tani avash-avash do të shikojmë fillimet e reja. Kemi hedhur farën, por që të dalë do njëfarë kohe që të bëhet ai fillimi i ri. Fillimi i ri do të bëhet në 2026, por ky vit është vit stacion. Deri në mars-prill, 15 prill do të jetë një periudhë pak e vështirë, do të kemi shumë planetë në prapavijë, do të kemi marsin deri më 23-24 shkurt. Vetëm tri ditë janë që nuk kemi planetë në prapavijë, periudha nga 24-28 shkurt. Pastaj në datën 1-2 mars kthehet Afërdita, pastaj kthehet edhe Mërkuri dhe në datën 13-14 prill çlirohemi nga planetët në prapavijë. Marsi është edhe periudha e eklipseve kështu që mund të shohim dhe takimi në shenjën e Peshqve, eklipsi do të jetë në aksin Peshk-Virgjëreshë dhe Dash-Peshore që do të çlirohen. Gjithë pjesa e parë e dimrit ka vështirësi.
Astrologia thotë se mund të ketë probleme me ujin, vazhdimin e luftërave, sëmundjet dhe një mori ngjarjesh që do të ndodhin shpejt. 4 planetë ndryshojnë pozicionet dhe vera e vitit të ardhshëm do të jetë një ‘arenë’ për të guximshmit dhe vizionarët.
Chrysanthi Kalogeri: Ritmet nga pjesa e dytë e 2025-2026 e tutje, do të jenë kaq të shpejta sa disa breza do ta kenë të vështirë të ndjekin zhvillime dhe kjo çështja e kohës, ikën kaq shpejt sa nuk e koncepton dot. Kemi ndryshime planetësh. Përveç Jupiterit që ndryshon çdo vit, kalon në datën 9 qershor në shenjën e Gaforres dhe do të jenë nga më të favorizuarat. Është shumë e rëndësishme se do të kemi lëvizje të Neptunit nga shenja e Peshqve në Dash në datën 30 mars, por provizorisht dhe do të bëjë një rikthim në datën 23 tetor, largohet përfundimisht në vitin 2026. Saturni ikën përfundimisht shenja e Peshqve dhe lë më të lira shenjat e ndryshueshme Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, kalon në shenjën e Dashit më 25 maj por rikthehet në fund të gushtit. Ky çift planetësh, Neptuni dhe Saturni të cilët do të ecin së bashku dhe do të flirtojnë me njëri-tjetrin, shënojnë një fillim të ri që do të mbajë për shumë vjet dhe është një bashkim që bëhet pas shumë vitesh. Do të kalojmë një fazë vështirësish, dëshpërimesh, duhet të kujdesemi për shëndetin, forcimin e imunitetit. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi probleme me shoqëritë farmaceutike, dëme në vende të caktuara dhe të duhet të shpenzojmë për t’i rregulluar. Futemi në një epokë të re. Kemi edhe kalimin e Uranit në Binjak në datën 7 korrik që do të kthehet prapë te Demi më 8 nëntor. Ky bashkim planetar ka një lidhje harmonike.Urani në lidhje harmonike me Plutonin dhe një gjashtëkëndësh të bukur me Neptunin dhe Saturnin, kjo do të realizohet më bukur në 2026 kur do të jetë një fillim i ri pozitiv, por që nuk bëhet asnjëherë nëse s’dalim nga një zonë komforti. Vera e 2025 dhe ky ndryshim planetar është për lojtarë të fuqishëm, njerëz të guximshëm, me ide, synime, pikëpamje që shkojnë larg. Njerëz që duan të ndërmarrin një risk, por kanë edhe potencialin mendor dhe ekonomik. Për t’ia dalë mbanë, 2025 në pjesën e dytë të saj ofron shanse shumë të mëdha për lojtarë të fuqishëm.
Chrysanthi Kalogeri: Ja cilat janë shenjat më me fat për 2025
2025 do të jetë një vit stacion. Përgjatë pranverës, duhet të tregohemi të kujdesshëm në lëvizjet tona dhe ndërkohë mund të hedhim disa themele të qëndrueshme. Vera do të jetë e vrullshme e plot risi, parashikon Chrysanthi Kalogeri. Astrologia zbulon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan edhe 4 shenjat më të favorizuara: Gaforrja, Peshorja, Bricjapi dhe Peshqit.
Dashi – 2025 është një vit shumë i rëndësishëm sepse do të prisni kalimin e Neptunit dhe Saturnit në shenjën tuaj në pranverë. Ky çift do të bëjë një fillim të ri dhe shënon një periudhë të re në jetën tuaj. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, prandaj jini më të ndërgjegjësuar në iniciativa, shihini gjërat me këmbë në tokë, vlerësoni drejt situatat dhe kujdesuni për shëndetin e imunitetin. Jeni luftëtar, ndërmerrni iniciativa dhe jeni mëtë guximshmit e zodiakut ndaj përmes këtyre planetëve, do të realizoni një vepër ose ëndërr nëse sakrifikoni dhe punoni fort. Viti premton një lidhje të re, marrëdhënie të re, kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit dhe sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që mund të takoni njerëz që mund tju ndryshojnë jetën dhe të merrni vendime për të ardhmen. Do të keni mbështetje të fuqishme dhe karriera, puna do të jetë një nga preokupimet kryesore ku disa nga ju mund të ndryshoni drejtim dhe të merrni iniciativa të reja. Pak më të kujdesshëm në luhatjet psikologjike.
Demi – Deri në fund të majit jini të kujdesshëm dhe përfitoni nga shanset financiare. Do të keni të ardhura, por edhe tendecë për të shpenzuar më tepër. Duhet të parashikoni sepse Urani ikën nga shenja juaj dhe çliron të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ikën provizorisht nga 7 korriku dhe rikthehet më 8 nëntor, do të largohet destabiliteti. Nga ana tjetër, është një vit shumë i mirë, erotik, do të keni mbështetje, ngjarje në jetën emocionale, ndarje dhe më pas një ndërtim të ri në jetën tuaj. Ndryshime thelbësore do të kenë të lindurit në ditët e para të shenjës që do të vijnë në punë, karrierë dhe veç një bashkëpunimi të ri ose marrëdhënie në jetën personale, do të sjellë ndryshim në statusin social dhe jetën profesionale. Është shumë e rëndësishme pranvera, marsi dhe maji. Destabiliteti i fundit do të jetë për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që do të prishin marrëdhënie ose bashkëpunime si rezultat i një revolucioni ose lirie që do të kërkoni. Është një vit pozitiv për të ardhruat ku disa do të nxjerrin përfitime përmes ndryshimeve.
Binjakët – Një vit i rëndësishëm sepse deri më 9 qershor duhet të përfitoni nga shanset dhe favorizimet që do të keni në çdo drejtim, në jetën sociale, personale. Më të fokusuar në karrierë gjatë muajit mars, mos u ekspozoni dhe arrini t’i realizoni qëllimet. Urani në shenjën tuaj do të ndikojë të lindurit në dy ditët e para të shenjës nga data 7 korrik e deri në vjeshtë kur do të bëni ndryshime shumë të mira që hapin horizonte të reja, mund të zhvendoseni jashtë shtetit për një karrierë, studime dhe do të keni shanse në jetën personale. Rishikoni qëllimet dhe synimet në pjesën e dytë të vitit dhe fokusohuni te financat ku do të keni përfitime shumë të mira.
Gaforrja – Është viti juaj, jeni më të favorizuarit sepse në shenjën tuaj do të prisni planetin e fatit, zhvillimit dhe përparimit, Jupiterin në datën 9 qershor. Disa nga ju do të realizojnë një ëndërr, por për ata që kanë luftuar, punuar e sakrifikuar për të. Një nga preokupimet do të jetë karriera dhe jeta sociale që duhet të jeni të kujdesshëm në 4-mujorin e parë, por sidomos dy muajt e parë. Do të keni mbështetje ekonomike, ndryshime financiare, sidomos në parat që vijë nga të tjerët. Në pjesën e parë të vitit mund të përqendroheni në jetën intime dhe gjatë verës, duhet të kujdeseni më tepër për një gjendje shpirtërore më të ekuilibruar, por mund të keni zhvillime dhe ekzagjerime që mund t’ju krijojë destablitet të brendshëm. Do të gjeni ndihmë në verë dhe do të realizoni synimet e qëllimet tuaja.
Luani – Do të ndryshojë mënyra si shihni të tjerët, bashkëpunëtorët, njerëzit që ju afrohen, shoqërinë dhe këndvështrimin. Do të gjeni aleatë, njerëz të fuqishëm që ju mbështesin, do të nisni një dashuri të re dhe disa nga ju mund të nisni një dashuri ku mund të gjeni mbështetjen. Në mes të vitit mund të ketë një dashuri të fshehtë. Kujdesuni dhe përkushtohuni në jetën private në 6-mujorin e dytë të vitit dhe në sferën financiare, mos ndërmerrni iniciativa për të cilat s’jeni të sigurt dhe do të gjeni qetësinë në jetën sociale, punë e karrierë dhe do të njihni, miq, njerëz të rinj, njerëz me ide të reja që do ju ndihmojnë në synime e qëllime. Nuk përjashtohet mundësia që të implikoheni në politikë ose të gjeni një politikan që do të kthehet në mbështetje për ju.
Virgjëresha – Eklipset në aksin tuaj do të sjellin ndryshime në jetën tuaj si në sferën profesionale, edhe në jetën personale. Mbroni marrëdhëniet personale dhe ato që i konsideroni të rëndësishme. Në punën tuaj do të keni një sukses, madje disa nga të lindurit në ditët e para të shenjës, do të kenë një fillim ndryshimi në behar dhe nga ndryshimet në punë, edhe pse disa s’do ju pëlqejnë, do të jenë gjithnjë për të mirën tuaj dhe do të jenë një hap për jetën tuaj në vazhdim. Në pjesën e parë të vitit fokusohuni në punë e karrierë. Nga data 9 qershor fokusohuni në jetën sociale, rrjetin shoqëror dhe gjeni njerëzit që do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve.
Peshorja – Është një nga shenjat e favorizuara sepse Plutoni, Urani në Binjak bëjnë lidhje harmonike, Jupiteri që nga data 4 kthehet në kurs të drejtë do të ketë ndihmë e mbështetje në planet që keni me jashtë shtetit, për të ardhmen, jetën personale e profesionale. Nga data 9 qershor do të ketë një sukses në jetën sociale, karrierë, mund të vendosni për një lidhje apo dasmë. Në shtëpinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, kalojnë dy planetë, Neptuni dhe Saturni që vënë gjërat në provë. Ju që keni marrëdhënie në baza të forta mund ta kurorëzoni. Do të zgjidhni problemet e lidhura me familjen, shtëpinë dhe punën. Ata që duan të gjejnë njeriun e jetës ose të bëni fëmijë, të krijoni një dashuri të re ose diçka të re në biznes, do të keni të gjitha shanset. Periudha nga 4 shkurti e deri në fund të majit është shumë e favorshme. Disa do të kenë ndryshime që s’varen prej tyre, por do të jenë pozitive. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës në vlerësimet që do të bëni me të tjerët dhe nëse keni çështje ligjore, të dini si do t’i zgjidhni dhe mos u implikoni në punë ose gjëra që ju vendosin përballë ligjit.
Akrepi – 2025 në periudhën e verës i çliron nga destabiliteti në marrëdhëniet personale e profesionale. Një këshillë është që të menaxhoni veten, jo vetëm ndjenjat por eedhe reagimet. Nëse menaxhoni mirë reagimet, çdo gjë do të jetë e suksesshme. Kujdes në financa ku do të keni shumë zhvillime, do të gjeni mbështetje kryesisht në pjesën e parë të vitit. Nëse doni të merrni një inciiativë të madhe, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të merrni. Edhe në jetën personale ëështë vit interesant sepse do të keni ndryshime në përditshmëri, kujdesuni për shëndetin. Të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë ndryshime thelbësore që u japin një drejtim për të marrë një risk më të madh. Nëse kjo vjen nga faktorë të jashtëm dhe s’u pëlqejnë, bëhen në të mirë.
Shigjetari – Nga 4 shkurti e deri në fund të majit është periudhë shumë pozitive, për marrëdhëniet personale e profesionale. Jini të vëmendshëm në familje e karrierë, zgjidhni problemet në shtëpi ose me pronën, kujdes me gjërat ligjore dhe zgjidhini me mençuri. Kujdes në jetën sociale, punë e karrierë nga shtatori e tutje. Do të ndërmerrni iniciativa të reja, do të gjeni mbështetje financiare ose psikologjike ku një këshillë mund të vlejë sa paratë.
Bricjapi – Një nga preokupimet veç karrierës në 6-mujorin e parë, do të jetë përditshmëria, fitimet nga puna dhe duhet të kujdeseni e t’i jepni përparësi, sidomos deri në maj. Më vonë, në verë e në 2026 nuk do të keni stabilitet në përditshmëri e punë si për ata që kanë biznes ose janë punonjës. Do të jetë periudhë pozitive për bashkëpunimet nga fillimi i qershorit e deri në 2026 dhe bashkë me Gaforren, jeni nga më të favorizuarit e shenjës. Do të merrni një inciativë në punë që sjell ndryshime dhe të ardhura pozitive.
Ujori – Do të ndiheni të fuqishëm, se keni pushtet, do të sjellë ndryshime thelbësore te ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Kjo do të bëhet më e theksuar në ditët e para të verës, është periudhë në përgjithësi erotike dhe do të vazhdojë të jetë. Ju që jeni të guximshëm dhe ju pëlqejnë ndryshimet, udhëhiqni jetën tuaj drejt një ndyshimi që u shërben synimeve dhe qëllimeve tuaja. Edhe sikur të vijnë nga faktorë të jashtëm e s’ju pëlqejnë, s’do të keni forcën t’i kontrolloni, mendoni për të ardhmen. Kujdes në sferën financiare. Mënyra si dashuroni do të ndryshojë dhe do të takoni njerëz të rinj e pak ndryshe në periudhën e verës. Keni shanse gjithë vitin.
Peshqit – Do të çliroheni pak sivjet nga pengesat, përgjegjësitë e mëdha dhe idealizimi, ulje-ngritje psikologjike, dëshpërimi. Saturni, planeti i përgjegjëssë ju ka vënë nën presion e stres dhe do ta bëjë më shumë sepse marsi e shtatori do të jenë shumë të rëndësishshme për marrëdhëniet, jetën sociale e familjare. Neptuni ikën nga shenja juaj më 30 mars, në datën 25 maj edhe Saturni e kjo krijon një çlirim. Ata rikthehen për t’ju dhënë një mësim të fundit dhe më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që duhet të jenë të kujdesshëm nga çdo pikëpamje. Rrugët hapen dhe vijnë gjëra të mira. Jeni nga shenjat më me fat të vitit sepse më 9 qershor, Jupiteri kalon në shtëpinë e pestë që është e fatit për ju ndaj do të keni përparim personal, dashuri, gëzim nga fëmijët, realizime, do të jetë një periudhë shumë pozitive. Në fund të vitit do të keni disa vështirësi, por për ata që janë treguar të disiplinuar dhe me këmbë në tokë, do të kenë hedhur bazat dhe forcuar pozitat. Vështirësitë janë në mars, rikthehet e kaluara, marrëdhëniet sprovohen, do të keni ca probleme me financat dhe pak në shtator në marrëdhëniet tuaja.