2025 cilësohet nga Chrysanthi Kalogeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan si “një vit stacion”. Në parashikimin e saj për vitin e ardhshëm, ajo thotë se do të jetë baza për fillimin e ri të 2026-ës. Deri në pranverë të paktën pritet një periudhë pak e vështirë sepse ka disa planetë në prapavijë dhe eklipse.
Chrysanthi Kalogeri: Është vit stacion. Jemi në një kryqëzim, është vit stacion, jemi futur në tunel që në 2019-2020 me Covid dhe bashkimin e Plutonit e Saturnit dhe tani avash-avash do të shikojmë fillimet e reja. Kemi hedhur farën, por që të dalë do njëfarë kohe që të bëhet ai fillimi i ri. Fillimi i ri do të bëhet në 2026, por ky vit është vit stacion. Deri në mars-prill, 15 prill do të jetë një periudhë pak e vështirë, do të kemi shumë planetë në prapavijë, do të kemi marsin deri më 23-24 shkurt. Vetëm tri ditë janë që nuk kemi planetë në prapavijë, periudha nga 24-28 shkurt. Pastaj në datën 1-2 mars kthehet Afërdita, pastaj kthehet edhe Mërkuri dhe në datën 13-14 prill çlirohemi nga planetët në prapavijë. Marsi është edhe periudha e eklipseve kështu që mund të shohim dhe takimi në shenjën e Peshqve, eklipsi do të jetë në aksin Peshk-Virgjëreshë dhe Dash-Peshore që do të çlirohen. Gjithë pjesa e parë e dimrit ka vështirësi.
Astrologia thotë se mund të ketë probleme me ujin, vazhdimin e luftërave, sëmundjet dhe një mori ngjarjesh që do të ndodhin shpejt. 4 planetë ndryshojnë pozicionet dhe vera e vitit të ardhshëm do të jetë një ‘arenë’ për të guximshmit dhe vizionarët.
Chrysanthi Kalogeri: Ritmet nga pjesa e dytë e 2025-2026 e tutje, do të jenë kaq të shpejta sa disa breza do ta kenë të vështirë të ndjekin zhvillime dhe kjo çështja e kohës, ikën kaq shpejt sa nuk e koncepton dot. Kemi ndryshime planetësh. Përveç Jupiterit që ndryshon çdo vit, kalon në datën 9 qershor në shenjën e Gaforres dhe do të jenë nga më të favorizuarat. Është shumë e rëndësishme se do të kemi lëvizje të Neptunit nga shenja e Peshqve në Dash në datën 30 mars, por provizorisht dhe do të bëjë një rikthim në datën 23 tetor, largohet përfundimisht në vitin 2026. Saturni ikën përfundimisht shenja e Peshqve dhe lë më të lira shenjat e ndryshueshme Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, kalon në shenjën e Dashit më 25 maj por rikthehet në fund të gushtit. Ky çift planetësh, Neptuni dhe Saturni të cilët do të ecin së bashku dhe do të flirtojnë me njëri-tjetrin, shënojnë një fillim të ri që do të mbajë për shumë vjet dhe është një bashkim që bëhet pas shumë vitesh. Do të kalojmë një fazë vështirësish, dëshpërimesh, duhet të kujdesemi për shëndetin, forcimin e imunitetit. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi probleme me shoqëritë farmaceutike, dëme në vende të caktuara dhe të duhet të shpenzojmë për t’i rregulluar. Futemi në një epokë të re. Kemi edhe kalimin e Uranit në Binjak në datën 7 korrik që do të kthehet prapë te Demi më 8 nëntor. Ky bashkim planetar ka një lidhje harmonike.Urani në lidhje harmonike me Plutonin dhe një gjashtëkëndësh të bukur me Neptunin dhe Saturnin, kjo do të realizohet më bukur në 2026 kur do të jetë një fillim i ri pozitiv, por që nuk bëhet asnjëherë nëse s’dalim nga një zonë komforti. Vera e 2025 dhe ky ndryshim planetar është për lojtarë të fuqishëm, njerëz të guximshëm, me ide, synime, pikëpamje që shkojnë larg. Njerëz që duan të ndërmarrin një risk, por kanë edhe potencialin mendor dhe ekonomik. Për t’ia dalë mbanë, 2025 në pjesën e dytë të saj ofron shanse shumë të mëdha për lojtarë të fuqishëm./tvklan.al