Richie Molloy, 33 vjeç, nga Britania e Madhe gjeti vdekjen ditën e shtunë pasi kishte udhëtuar drejt Turqisë për çështje dentare.

Ai ishte i shoqëruar nga dy miqtë e tij Declan Carson, babai i dy fëmijëve dhe Aaron Callaghan të cilët edhe ata filluan të kishin probleme me shëndetin njëkohësisht duke përfunduar në kujdes intesiv. Atyre i është dhënë premeds për trajtim dentar dhe dentisti i porositi që të mos konsumonin alkool.

Pasi u kthyen në dhomën e tyre të hotelit në Bodrum, një nga djemtë kishte kërkuar ndihmë nga menaxheri i hotelit, duke i thënë se shoku i tij kishte humbur ndjenjat për shkak të ilaçit që kishin konsumuar, raportoi gazeta turke Sözcü.

Ambulanca u thirr në orën 3:30 të mëngjesit dhe djemtë u dërguan me urgjencë në spital. Policia turke ka arrestuar dy persona, sipas gazetës Bodrum Olay. Policia ka raportuar se është në përpjekje për të gjetur dentistin i cili po trajtonte tre djemtë britanikë të cilët gëzonin shëndet të plotë.

Thuhet që atyre i është bërë anestezi, e cila nuk është e nevojshme për një procedurë të thjeshtë siç është zbardhimi i dhëmbëve, e cila kryet duke aplikuar kimikate, të tilla si peroksid hidrogjeni.

Disa nga këto kimikate mund të jenë toksike nëse shumë gëlltiten, megjithatë, një fatalitet nga procedura e zbardhjes së dhëmbëve është praktikisht e padëgjuar.

Anëtarët e tre familjeve të burrave arritën në Aeroportin Milas Bodrum gjatë fundjavës duke përfshirë motrën e Z. Molloy Lydia dhe prindërit e Z. Callaghan, Mark dhe Karen.

Z. Carson, një baba i dy fëmijëve dhe z. Callaghan kanë dalë nga koma dhe tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al