Një baba me zemrën e thyer pasi sapo kishte humbur të bijën, u detyrua që ta mbante trupin e saj të pajetë për rreth 5 kilometra në krahë, pasi shoferi i ambulancës i zbriti nga automjeti.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në shtetin e Odishës në Indi.

babai2

Prindërit e 7 – vjeçares Barsha Khemudu thërritën ambulancën pasi e vogla u sëmur, por ajo vdiq gjatë rrugës. Ata iu lutën shoferit të mjetit që t’i kthente në shtëpi, por ai nuk pranoi dhe i zbriti me forcë nga ambulanca.

Me lot në sy, babai i të voglës e mbajti atë në krahë dhe i dëshpëruar u kthye në banesë./tvklan.al