Shpesh herë e kemi parë se Fjolla Morina ndan në rrjetet sociale foto me vajzën e vogël, por ajo ka dhe një vajzë tjetër nga një marrëdhënie e mëparshme që quhet Lediana dhe jeton me të atin. Lediana shpesh herë e takon të ëmën dhe kalojnë të dyja kohë bashkë, por këngëtarja nuk ka preferuar ta bëjë shumë publike në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka postuar në Instastory foto të së bijës dhe e quan atë një mbretëreshë. Vitet ikin shumë shpejt dhe Lediana është bërë një zonjushë mjaft e bukur dhe ngjan shumë me te ëmën.

 “Jeta ime, mbretëresha ime”, ka shkruar Fjolla e cila ndihet krenare për të bijën. /tvklan.al