Turi elektoral i Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim ka kaluar në Burrel. Meta u shpreh i sigurt për fitoren e LSI-së në mitingun e organizuar në sheshin qendror të qytetit pasi sipas tij kjo do të ndodhë për programin që ka kjo forcë.

Ilir Meta: “Unë jam i bindur së të majtët dhe progresistët në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë do të votojnë për LSI-në dhe Ilir Metën. Sepse sot vetëm LSI dhe Ilir Meta kanë një projekt të qartë, integrues për të gjithë të majtët, për të gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë në Europë. Ne do të bashkëpunojmë më të grith. Në mënyrë që në 29 qershor do fillojmë ndërtimin e një mazhorance solide dhe efikase, të majtë dhe progresiste për të qeverisur Shqipërinë që standardet Europiane të jen këtu në Mat, të jenë në Dibër, të jenë në Bulqizë dhe që fëmijët tanë të mos ëndërrojnë më të që të largohen nga atdheu ynë i dashur.”

Ilir Meta deklaroi se LSI-ja do të nxjerrë bujqësinë nga kriza duke përgjysmuar importet ushqimore brenda 4 vitesh. Meta sqaroi se falë subvencioneve të bujqësi e blegtori dhe ngritjen e industrisë agropërpunuese shqiptarët më 2013 do të kursejnë 300-400 milionë euro./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku