Numri 2 i qeverisë, njëherësh shefi i diplomacie shqiptare Ilir Meta, i ka kërkuar ish-aleatit të tij kryesocialistit Rama të dëgjoj sinjalet e ndërkombëtareve dhe të lejoj grupin e tij parlamentar të hyjnë në parlament. Duke iu referuar deklaratave të bëra një ditë më parë nga Rama, meta tha se ai po kërkon të rrezoj pushtetin me dhune.

Ilir Meta: “Deklaratat e djeshme të zotit Rama për përmbysjen e pushtetit me dhunë dhe për përmbysjen edhe të kutive bashkë me qeverinë janë vërtetë alarmante për të kuptuar degradimin e politikës së partisë më të madhe të opozitës. Bëjnë thirrje për tu kthyer në vitin ’90, për të rrëzuar qeverinë dhe pushtetin me demonstrata dhe përmes rrugës.”

Meta tha gjithashtu se kryesocialisti Rama po pengon edhe ndërmjetësimin e presidentit të republikës për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës.

Ilir Meta: “Përpjekjet e tij dhe mesazhet e tij kanë qenë shumë të qarta dhe konstruktive, kanë qenë në një linjë edhe me pozicion e tij kushtetues, por edhe me një linjë me atë të faktorit ndërkombëtar, por është për të ardhur keq se të gjitha rrugët e dialogut i bllokon për fat të keq kryetari i Partisë Socialiste, i cili këmbëngul në diçka që e di që nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë.”

Këto deklarata ministri i jashtëm i bëri pas ceremonisë në organizuar për hapjen e ambasadës sllovake në Tiranë ku ishte i pranishëm dhe homologu i tij sllovak Lajcak./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka