Lajme Arkiva 2003

Pas hamendjeve dhe dyshimeve të ngritura për mospjesëmarrjen e zëvendës kryeministrit Ilir Meta në delegacionin shqiptar në Samitin e Selanikut që pritet të niset nesër, zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Ilir Meta ka dhënë versionin e tij duke shfrytëzuar një dalje para mediave.

Ilir Meta: Nuk e ndiej veten jashtë Samitit të Selanikut për arsye se Samiti i Selanikut ka filluar që në fillimin e presidencës greke të Bashkimit Evropian. 23 Qershori do të jetë një demonstrim i atij vizioni të përbashkët të vendeve të rajonit tonë dhe njëkohësisht e Bashkimit Evropian për perspektivën e procesit të stabilizim asocimit dhe integrimit evropian të vendeve tona. Pra është bërë një punë e gjatë parapërgatitore dhe njëkohësisht samiti i Selanikut do të vazhdojë deri në një samit të ardhshëm të bashkimit evropian për Ballkanin perëndimor dhe në këtë drejtim Ministria e Jashtme dhe unë si ministër i jashtëm do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona në këtë proces.

Kështuzëvendës kryeministri Meta e ka kaluar këtë temë delikate pa bërë komente që mund të dëmtonin sadopak misioni e delegacionit shqiptar në Samitin e Selanikut./tvklan.al