Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Marrëveshja E Stabilizim Asocimit

Speciale/Rrugëtimi i Shqipërisë në kandidimin në BE-(28 Prill 2009)

Marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi Evropian sot pas 19 vitesh tranzicioni të vështirë janë në një moment dukshin të ri që përmbush aspiratën gjithë shqiptare për integrim. Sot flitet më shuam se kurrë për atë çfarë përbënte një mollë të ndaluar për shqiptarët përgjatë gjithë viteve, lëvizjen pa viza nëpër Evropë. Finalizimi i përpjekjeve shtuar këtu edhe ambicien...

Prill 28, 2009

Meksi: Procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të kërkesave politike (19 Tetor 2004)

Ministrja e Integrimit Evropian Ermelinda Meksi deklaroi se raundi politik i bisedimeve në 22 tetor me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian do të fokusohet mbi reformën zgjedhore, përveç diskutimeve teknike mbi nenet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ermelinda Meksi: “Procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të kërkesave politike të procesit të Stabilizim...

Tetor 19, 2004

Meksi nuk ka dhënë shpresë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (16 Qershor 2004)

Shqiptarët duhet të presin deri në një afat të caktuar që Bashkimi Evropian të hapë dritën jeshile për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Qeveria aktuale ishte zotuar që negociatat me Brukselin të mbylleshin gjatë presidencës 6 mujore irlandeze të Bashkimit Evropian, por vetë ambasadorja e këtij shteti të largët ka shuar edhe njëherë shpresat...

Qershor 16, 2004

Ermelinda Meksi për deklaratat e Sali Berishës (12 Maj 2004)

Lajme Arkiva 2004 Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi i ka konsideruar spekulime deklaratat e liderit demokrat Sali Berisha dhe të pasqyruara në raportet e ndërkombëtarëve se zgjedhjet parlamentare janë kushti kryesor për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizimin asocimit. Meksi i cilësoi zgjedhjet e ardhshme një nga prioritetet, por jo si  kusht vendimtar për...

Maj 12, 2004

Reagimet e PS-së dhe PD-së për integrimin europian të Shqipërisë (21 Janar 2004)

Partia Socialiste e cilëson mjaft pozitive ecurinë e porcesit të integrimit europian të Shqipërisë, vullnetin e Bashkimit Europian për të mbështetur dhe bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në realizimin e reformave integruese. Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Maqo Lakrori, vlerëson takimet e djeshme në Bruksel të Kryeministrit Fatos Nano, të cilat shënojnë ngritjen...

Janar 21, 2004

Doris Pack kritikon politikanët shqiptarë (13 Janar 2004)

Europarlamentarja, Doris Pack, në një intervistë për BBC ka kritikuar politikanët shqiptarë. Ata gjatë gjithë kohës janë të zënë me betejat politike mes tyre, në betejat brendapërbrenda partisë. Deri në muajin dhjetor ata bënë një luftë të madhe në partinë e shumicës, atë socialiste dhe unë mendoj se ata po humbasin kohë duke luftuar njëri-tjetrin...

Janar 13, 2004

Kriza  brenda Partisë Socialiste  po shkakton vonesa në integrimin e vendit (8 Nëntor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Bashkimi Evropian paraqiti përsëri rezerva serioze në drejtim të qeverisë shqiptare lidhur me ecurinë e reformave dhe plotësimin e detyrimeve që lidhen me marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Unioni theksoi se lufta brenda mazhorancës po tërheq vëmendjen dhe energjitë që duhet të përdoreshin në drejtime të tjera. Ashtu si edhe dy vjet më parë...

Nëntor 8, 2003

Krizat qeveritare rrezikojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asocimit (7 Nëntor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Reformat shumë të ngadalta dhe krizat qeveritare rrezikojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Ky ka qenë konkluzioni i negociatorëve të Bashkimit Evropian në përfundim të raundit të tretë të bisedimeve. Reinhard Priebe: “Ne mendojmë se ecuria e reformave ka qenë shumë e ngadaltë dhe nevojitet shpejtimi i tyre jo vetëm në fushat...

Nëntor 7, 2003

Fatos Nano në takim me Silvio Berlusconin në panairin e 57 e Fiera De Levantes (14 Shtator 2003)

Lajme Arkiva 2003 Kryeministri Fatos Nano morri pjesë në çeljen e sesionit të 57 të panairit në Fiera De Levante në Bari të Italisë. Ceremoninë e hapi presidenti i rajonit të Pulias Raffaele Fitto, i cili në fjalën e tij i kërkoi kryeministrit Berlusconi vëmendje maksimale për korridorin 8 si projekti që do të çojë...

Shtator 14, 2003

Ilir Meta: Unë nuk e ndiej veten jashtë Samitit të Selanikut (18 Qershor 2003)

Lajme Arkiva 2003 Pas hamendjeve dhe dyshimeve të ngritura për mospjesëmarrjen e zëvendës kryeministrit Ilir Meta në delegacionin shqiptar në Samitin e Selanikut që pritet të niset nesër, zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Ilir Meta ka dhënë versionin e tij duke shfrytëzuar një dalje para mediave. Ilir Meta: Nuk e ndiej veten...

Qershor 18, 2003