Sali Berisha: “I nderuar zoti kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi, zonja kryetare e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, të nderuar ministra, parlamentarë, qeveritar vendor të Shqipërisë dhe Kosovës. Të dashur miq, zonja Eisenhower mbesë e gjeneralit liberator të Europës, presidenti të SHBA-vë, ikonës së ndershmërisë dhe përkushtimit të kombit tij Dwight Eisenhower, mike e çmuar e kombit shqiptar. I dashur ambasador Walker, heroi ynë kombëtar, i dashur miku im Sarik Tarah, zonja Tarah, Sinan Tarah, të nderuar përfaqësues të lartë të kompanisë Bektel. Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë, së pari dëshiroj t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht, të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithë shqiptare në realitet. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve. Përjetuam shembjen jo të një muri, por të një mali. Përjetuam shembjen jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me kryeministrin e Kosovës, me ju zotërinj ministra, zonja kryetare, miq të dashur tunelin e Kalimashit. Një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Europë dhe më gjerë. Ky tunel para së gjithash është tuneli i bashkimit të kombit, i cili sot ne vendosëm se nuk ka male, se nuk ka pengesa, se nuk ka asgjë që mund të ndajë jo vetëm shpirtërisht, por as fizikisht këtë komb…”

Hashim Thaçi: “I nderuar kryeministër i Shqipërisë zoti Sali Berisha, e nderuara kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Topalli, zëvendëskryeministra, ministra, deputetë të dy qeverive e Kuvendeve, i nderuar ambasador Walker. Sot këtu ne në Kalimash, për ju i nderuar kryeministër sjell mesazhet e qeverisë së Kosovës të institucioneve të saj dhe gjithë popullit të Kosovës mesazhet e përgëzimit për këtë kryevepër. I nderuari kryeministër Sali Berisha, sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Sot është një ditë e madhe dhe shumë me rëndësi edhe për mua personalisht, sepse i nderuari kryeministër ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës…/tvklan.al