Koncerti i Beyonce dhe Jay Z në Atlanta, ka përfunduar në kaos. Një fans i dehur është ngjitur në skenë dhe ka ndjekur nga pas çiftin, teksa këta të fundit po realizonin mbylljen e koncertit.
Kanë qenë balerinët ata që e kanë pikasur djaloshin dhe i janë vënë pas për ta kapur. Ata madje kanë ushtruar dhunë mbi të. Në videon që qarkullon në internet shihet qartë përleshja mes balerinëve dhe fansit.
A fan ran after Beyoncé & JAY-Z on stage tonight and the dancers tried to stop him. #OTRII #Atlantahttps://t.co/m47AMvyWCv pic.twitter.com/8V5fGaUtrj
— BEYONCÉ LEGION (@BeyLegion) August 26, 2018
Ekipi organizues i koncertit ka dalë në një deklaratë për shtyp dhe është shprehur se djali që hipi në skenë ka qenë i dehur. Nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq dhe për këtë arsye Beyonce dhe Jay Z nuk do të ngrenë padi ndaj tij.
Klan Plus